Bismil-laahirr-Rrahmaanirr-Rrahiim.
Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.
Ezani – thirrja për Namaz
Para çdo namazi me xhematë thirret Ezani me zë të lartë.
Ai thirret kështu:
-All-llaahu ekber (4x) Allahu është më i Madhi,
-Eshhedu el-laa (2x) Dëshmoj se s'ka
ilaahe il-lAll-llaah zot tjetër përveç Allahut,
-Eshhedu enne (2x) Dëshmoj se
Muhammeder- Muhamedi
resuuluLl-llaah është i dërguar i Allahut,
-Hajja 'alas-salaah (2x) Ejani në namaz
-Hajja 'alal falaah (2x) Ejani në shpëtim
-All-llaahu ekber (2x) Allahu është më i Madhi
-Laa ilaahe (1x) S'ka zot tjetër
il-laLl-llaah. përveç Allahut.
Në rastin e namazit të sabahut, pas hajja 'alal falaah,
Ezanit i shtohet edhe:
Assalaatu khairum Namazi është më i mirë
minan-naum. (2x) se gjumi
Pak para fillimit të namazit, kur besimtarët janë radhitur në rreshta, myezini (thirrësi i ezanit)ose dikush tjetër nga xhemati e reciton Ikametin. Ikameti recitohet me zë më të ulët dhe më shpejt se Ezani. Ai recitohet kështu:
-All-llaahu ekber (2x) Allahu është më i Madhi
-Eshhedu el-laa (1x) Dëshmoj se s'ka
ilaahe il-lAll-llaah zot tjetër përveç Allahut
-Eshheduenne (1x) Dëshmoj se
Muhammeder- Muhamedi
resuulull-llaah është i dërguari i Allahut,
-Hajja 'alas-salaah (1x) Ejani në namaz
-Hajja 'alal falaah (1x) Ejani në shpëtim
-Kad kaametis-selaah (2x) Namazi po fillon,
-All-llaahu ekber (2x) Allahu është më i Madhi,
-Laa ilaahe (1x) S'ka zot tjetër
il-laLl-llaah. përveç Allahut.
Para se ta fillojmë namazin marrim abdes.
Abdesi merret në këtë mënyrë:
Recitohet: Bismil-laahirr-Rrahmaanirr-Rrahiim.
Tri herë lahen duart. Tri herë shpërlahet goja dhe tri herë hunda.
Tri herë lahet fytyra. Tri herë lahen parakrahët me bërryla duke filluar nga i djathti. Me duar të lagura përshkohet koka. Me majat e gishtërinjve të lagur pastrohen veshët nga brenda dhe jashtë dhe me shpinë të duarve të lagura përshkohet qafa. Dhe në fund, duke filluar nga e djathta, pastrohen këmbët me gjithë zogjtë e këmbëve.
Para se të hyjmë në namaz, duhet ta kemi të qartë në mendje
se cilin namaz kemi vendosur ta falim dhe prej sa rekateve përbëhet ai. Ky, pra është Nijeti. Namazin e fillojmë nga pozita e Kijaam-it(qëndrimit në këmbë). Kthehemi me fytyrë nga Qabeja dhe recitojmë:
Waxhxhahtu Unë e kthej
waxhxhhija fytyrën time
lil-ladhii fataras- nga Ai, i cili i ka krijuar
samaavaati qiejt
wal ardha haniifan dhe tokën - i anuar gjithnjë nga Ai
wa maa ana minal dhe nuk jam nga
mushrikiinë. Idhujtarët.
Pastaj duke i ngritur duart në lartësi të veshëve fillojmë Namazin duke recituar:
All-llaahu ekber. Allahu është më i madhi.
I ulim duart dhe i vendosim mbi gjoks, të djathtën
mbi të majtën dhe recitojmë Thanaa-në:
Thana-ja
Subhaanek-All-llaahumme I Shenjtë je Ti o Allah
we bihamdike dhe i Lavdëruar
we tebaarekesmuke dhe i Bekuar është emri Yt
we te'aalaa xhedduke dhe e lartë është Madhëria Jote
we laa ilaahe ghairuke. dhe s'ka zot tjetër përveç Teje.
Pastaj recitojmë Atta'avudh-in:
Atta'avudh-i
E'uudhu biL-laahi Kërkoj strehim te Allahu
minesh-shejtaanirr- nga shejtani
rraxhiim. i mallkuar.
Lutjet e lartshënuara recitohen vetëm në rekatin e parë dhe nuk
përsëriten më në rekatet e tjera. Prej këtu fillon çdo rekat i ardhshëm.
Këtu vazhdojmë me recitimin e Sures Fatiha.
Al-Faatiha
BismiL-laahirr- Në emër të Allahut,
Rrahmaanirr-Rrahiim. të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.
Elhamdu liL-laahi Lavdërimi i takon vetëm Allahut,
Rabbil 'aalemiin, Zotit të botëve,
err-Rrahmaanirr-Rrahiim, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit,
Maaliki jaumiddiin, Sunduesit të ditës së gjykimit.
ijjaake na'abudu we Vetëm Ty të adhurojmë dhe
ijjaake nesteiin vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë.
ihdines-siraatal mustekiim Udhëzona rrugës së drejtë,
siraatal-ledhiina rrugës së atyre
en'amte 'aleihim të cilët Ti i bekove
ghajril magdhuubi e jo të atyre që tërhoqën hidhërimin
'aleihim mbi vete
we leddaal-liin. (Amiin!) e as të atyre që u devijuan. (Amiin!)
Në dy rekatet e para të çdo namazi, pas Sures Faatiha, recitohet edhe ndonjë sure e shkurtër a pjesë e ndonjë sureje të gjatë të Kuranit të Shenjtë. Sa për ilustrim këtu po japim vetëm këto dy sure:
El-Ikhlas
BismiL-lahirr Në emër të Allahut,
Rrahmairr-Rrahim. të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.
Kul huwaLl-llahu Ehad. Thuaj, Allahu është Një.
ALl-llahus-Samed. I Pavarur; të gjithë i drejtohen për ndihmë,
Lem jelid welem juuled. S'ka lindur kë e as nuk është i lindur,
we lem jekul-lehu dhe askush nuk
kufuwen Ehad. i përngjet Atij.
El-Kauther
BismiL-laahirr Në emër të Allahut,
Rrahmaanirr-Rrahiim, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.
Innaa a'atajnaakel Vërtet, Ne të dhamë
kauther ty të mira të pafund.
fesal-li lirabbike Pra, lutju Zotit tënd
wenhar dhe sakrifiko (në emër të Tij)
inne sha'nieke Pa dyshim! armiku yt
huvel ebter. është farësosur.
Pastaj shkojmë në Ruku (Përkulje me duar në gjunjë)
ku recitojmë së paku tri herë:
Subhaana Rabbi-jal I Shenjtë është Zoti im,
Adhiim. më i Madhi.
Pastaj drejtohemi në pozitën e fillimit duke thënë:
Semi 'Allaahu Allahu e dëgjon
limen hamideh. atë i cili e lavdëron Atë (Allahun).
Kur të jemi drejtuar recitojmë:
Rabbanaa Zoti ynë!
we lekel hamd. Vetëm Ty të takon lavdërimi!
Hamdan kathiiran Lavdërime të shumta,
Tajjiban mubaarakan fiihi. të pastra dhe me plot bekime.
Pastaj lëshohemi në Sexhde ku recitojmë së paku tri herë:
Subhaana Rabbi-jel a’laa. I shenjtë është Zoti im më i larti.
Ngrihemi nga sexhdja e parë në pozitën ulur ku rrimë për një
moment të shkurtër. Peshën e trupit e lëshojmë mbi këmbën
e majtë ndërsa gishtat e këmbës së djathtë i mbajmë të
drejtuar nga kibla (në drejtim të Qabesë) dhe recitojmë:
Rabbigh-firlii, O Zoti im! më fal,
warhamnii, më mëshiro,
wahdinii, më udhëzo,
wa aafinii, më mbroj,
waxhburnii, më përmirëso,
warzuknii, më furnizo
warfa'nii. dhe më lartëso mua.
Pastaj shkohet në sexhden e dytë ku përsëri recitohet e njëjta lutje si në sexhden e parë. Pastaj ngrihemi për rekatin e dytë, i cili tani fillon prej Sures Fatiha. Dhe prej këtu e deri në fund të sexhdes së dytë, gjithçka është e njëjtë me rekatin e parë. Pasi ta kemi kryer sexhden e dytë dhe të jemi kthyer në pozitën ulur, recitojmë At-Tashahud-in:
At-Tashahud-i
Ettehijjaatu Të gjitha nderimet i takojnë
liL-laahi Allahut,
wessalavaatu të gjitha lutjet
wettajjibaatu dhe të gjitha gjërat e pastra.
essalaamu ealeiKa Paqja qoftë mbi ty
ejjuhennabijju o Profet
we rahmetuLl-llaahi dhe mëshira e Allahut
we barakaatuhuu dhe bekimet e Tij.
essalaamu ealeinaa Paqja qoftë mbi ne
we ealaa dhe mbi
ibaadiL-laahis-saalihiin. shërbëtorët e devotshëm të Allahut.
Në këtë moment e ngrijmë gishtin tregues të dorës së djathtë dhe recitojmë:
Eshhedu el-laa Dëshmoj se s'ka
ilahe il-laLl-llaahu zot tjetër përveç Allahut
we eshhedu enne dhe dëshmoj se
Muhammeden Muhamedi
eabduhuu we resuuluhu. është rob i Tij dhe i dërguar i Tij.
Nëse namazi ka më shumë se dy rekate, atëherë këtu ngrihemi për të vazhduar me rekatet e tjera. Por, nëse ky është rekati i fundit atëherë vazhdojmë me recitimin e Salavateve:
Salavatet - Lutjet për Profetinsas
ALl-llaahummes-sali O Allah! Bekoje
ealaa Muhammedin Muhamedin
we ealaa aali dhe popullin
Muhammedin e Muhamedit
kemaa salejte siç e ke bekuar
ealaa Ibraahiime Ibrahimin
we ealaa aali dhe popullin
Ibraahiime e Ibrahimit.
inneKe Vërtet, Ti je
Hamiidum-Mexhiid. i Lavdëruar dhe i Madhëruar.
ALl-llaahumme baarik O Allah! Begatoje
ealaa Muhammedin Muhamedin
we ealaa aali dhe popullin
Muhammedin e Muhamedit
kemaa baarekte siç e ke begatuar
ealaa Ibraahiime Ibrahimin
we ealaa aali dhe popullin
Ibraahiime e Ibrahimit.
inneKe Vërtet, Ti je
Hamiidum-Mexhiid. i Lavdëruar dhe i Madhëruar.
Lutjet – Duatë
Rabbenaa aatina Zoti ynë! Dhurona
fid-dunjaa hasanetanw-we të mirat e kësaj bote dhe
fil aakhirati hasanetanw të mirat e botës së ardhshme
we kinaa dhe mbrona nga
eadhaaban-naar. ndëshkimi i zjarrit.
Rabbixh'alnii Zoti im! Më jep mundësi
mukiimas-salaati ta kryej namazin
we min dhurr-rrijjatii si dhe pasardhësve të mi.
Rabbenaa Zoti ynë,
we takabbel dua. pranoje lutjen time.
Rabbena-gfirlii Zoti ynë! më fal mua
we livaalidejja dhe prindërit e mi
we lil mu'miniina dhe besimtarët
jauma jakuumul hisaab. në Ditën e Gjykimit.
Pastaj jepet selam në të djathtë me fjalët:
Asselaamu ealeikum Paqja dhe mëshira e Allahut
we rahmetuLl-llaah. qofshin mbi ju.
Dhe në të majtë me po të njëjtat fjalë.
Këtu ka përfunduar namazi. Pas namazit, mund të qëndrojmë ulur për të recituar lutjen e më poshtme ose ndonjë lutje tjetër.
All-llaahumme O Allah!
Antes-selaamu Ti je paqe
we minKes-selaamu dhe paqja buron prej Teje.
tebaarekte jaa dhel I bekuar je Ti, o Zot i
xhalaali wel ikraam. Madhështisë dhe i Nderimit.
Gjithashtu preferohen të recitohen:
SubhaanAll-llah (33 herë) Zoti është i shenjtë.
Elhamdulil-laah (33 herë) Lavdërimi qoftë për Allahun.
All-llahu Ekber (34 herë) Zoti është më i Madhi.
Salati Viter përbëhet prej tri rekateve dhe falet pas namazit të Jacisë ose para namazit të Sabahut. Është e domosdoshme që në çdo rekat, pas Sures Fatiha, të recitohet ndonjë Sure a pjesë e Kuranit. Në rekatin e tretë, pasi të jemi drejtuar nga rukuja, pa i lidhur duart recitojmë Duanë e Kunutit.
Duaja e Kunutit
All-llaahumme innaa O Allah! Ne kërkojmë
nasta eiinuKa Ndihmën Tënde
we nastaghfiruKa dhe kërkojmë falje prej Teje
we nu'minubiKa dhe besojmë në Ty
we natawakkalu ealeiKa dhe mbështetemi në Ty
we nuthnii ealeiKal- dhe të lavdërojmë Ty
khajra në më të mirën mënyrë
we nashkuruKa dhe të falënderojmë Ty
we laa nakfuruKa dhe nuk jemi mosmirënjohës ndaj Teje.
we nakhlau Ne e lëmë
we natruku dhe e braktisim
maj-jafxhuruK atë i cili nuk të bindet Ty.
All-llaahumme O Allah!
ijjaaKa naebudu Vetëm Ty të adhurojmë
we laKa nusal-lii dhe vetëm Ty të lutemi
we nasxhudu dhe vetëm Ty të përulemi.
we ileiKa nas'aa Vrapojmë nga Ti
we nahfidu dhe shpejtojmë.
we narxhuu rahmetaKa Dhe shpresojmë në mëshirën Tënde,
we nakhshaa eadhaabaKa dhe frikësohemi prej ndëshkimit Tënd.
inna eadhaabaKa Vërtet, ndëshkimi Yt
bil kuffaari mulhik. bie mbi mosbesimtarët.
Pas Duasë së Kunutit lëshohemi në sexhde. Pas sexhdes së dytë kthehemi në pozitën ulur ku recitojmë At-tashahudin, salavatet, lutjet dhe japim selam. Këtu ka përfunduar Namazi. Edhe më tutje mund të qëndrojmë ulur për të recituar lutjet e shënuara në faqen 7 që zanonisht recitohen pas çdo namazi.
Numri i rekateve
Salati Faxhër - Sabahu: 2 sunet dhe 2 farz.
Salati Dhuhr - Dreka: 4 sunet, 4 farz dhe 2 sunet.
Salati Asër - Ikindija: 4 farz.
Salati Magrib - Akshami: 3 farz dhe 2 sunet.
Salati Isha - Jacija: 4 farz, 2 sunet dhe 3 Salati Vitër.