
Hazret Mirza Gulam Ahmedi u lind më 13 shkurt 1835 në Kadian të Indisë. Fëmijëria e Gulam Ahmedit a.s ishte virtuoze, qysh në fëmijëri ai ishte i veçuar duke shpenzuar pjesën më të madhe të kohës së lirë në lutje e adhurim. Sjelljet e tij të mira i ranë në sy çdokujt që vinte në kontakt me të.
Hazret Mirza Gulam Ahmedi ishte shumë i përkushtuar në studimin e Kuranit të Shenjtë duke kaluar jetën e tij në lutje dhe adhurim. Ai e gjeti islamin në shënjestër të shumë sulmeve nga të gjitha anët. Myslimanët ndjeheshin shumë të dobët dhe besimi i tyre ishte shpesh i dyshimtë dhe sipërfaqësor. Ai ndërmori një fushatë të paparë deri atëherë në mbrojte të islamit dhe zbuloi bukuritë e tij para botës. Fushatën e filloi me librin që bëri epokë “Brahine Ahmedia” në katër volume. “Islami - tha ai - është një fe e gjallë. Njeriu që e ndjek atë mund të arrijë kontakt me Krijuesin dhe të komunikojë me Të”. Mësimet që gjenden në Kuranin e Shenjtë dhe Ligji i transmetuar nga Islami janë të destinuara që njeriun ta shpënë në nivel të përsosur moral, intelektual dhe shpirtëror.
Ai nuk i kushtonte rëndësi botës materiale, andaj ekzistencën e vet e kishte të varur nga babai i tij. Por babi i tij vdiq më 2 qershor 1876. Natyrisht Gulam Ahmedi as ishte i mërzitur për të. Allahu e ngushëlloi atë me këtë revelatë:
![]()
"Alejsa-Allahu bi-Kafin Abdahu ”
A nuk është Allahu i mjaftueshëm për shërbëtorin e Tij.
(Kitab al-Barrija, faqe 159)
Kjo revelatë i dha atij rehati dhe ngushëllim shpirtëror. Ngjarje të më vonshme dëshmojnë se Allahu me të vërtetë i ndihmoi atij në çdo situatë, duke dëshmuar kështu pa pikë dyshimi se Allahu është i mjaftueshëm për robin e Tij. Kjo revelatë më vonë u gdhend në një gurë dhe u bë unazë.
Për të vërtetuar se Islami ishte feja e vërtetë dhe për t'i hedhur poshtë akuzat kundër Islamit, ai filloi të shkruante në revistat Islame që nga viti 1872. Këta artikuj ishin shumë të qartë për publikun. Kjo e bëri atë të famshëm shumë shpejt për publikun sepse ai përdorte argumente aq të forta në mbrojtje të Islamit sa që askush nuk mund t'i hidhte poshtë . Ai filloi të shkruajë veprën e madhe ‘Brahin Ahmedija' në të cilën prezantoi 300 fakte të ndritshme dhe bindëse rreth vërtetësisë së Kuranit dhe Profetit Muhamed s.a.s . Volumi i parë i kësaj pune madhështore u publikua në vitin 1880. Kjo punë pastaj vazhdoi në katër volume. Ky libër ishte një zgjim. Të gjithë u bindën se autori i këtij libri kishte arritur majat më të larta të zhvillimit intelektual. Ai u lavdërua si shenjtori dhe krenaria e myslimanëve të Indisë, mbrojtës guximtar i Islamit. Myslimanët në Indi ishin të ngazëllyer aq shumë sa që dijetari i njohur i asaj kohe Molvi Muhamed Husejni shkroi 200 faqe koment për këtë libër. Hazret Mesihu në atë kohë pat ofruar 10 000 rupi për atë jomysliman i cili do të mund të shkruante një libër të ngjashëm më të.
Në mars më 1885 ai publikoi 20 000 kopje të një broshure me të cilën ai i ftoi të gjithë kundërshtarët e Islamit që ta vizitonin atë në Kadian për t'i parë vetë shenjat hyjnore që mbështetnin vërtetësinë e Islamit. Kjo broshurë u botua në gjuhën angleze dhe urdu. Ai shpalli se Allahu e kishte caktuar Muxhadid- Reformator të kësaj epoke- që ta vërtetonte superioritetin e Kuranit dhe vërtetësinë e Profetit Muhamed s.a.s . Broshura u shpërnda në Indi, po ashtu edhe u postua tek liderët fetarë më të njohur të asaj kohe, shkrimtarë dhe liderë intelektual nga Azia, Evropa dhe SHBA.
Më 23 mars 1889 ai filloi pranimin e bejteve (Betim se personi tërësisht i dorëzohet Allahut) nga njerëzit në qytetin e Lud'hana. Kështu atë ditë u vënë themelet e Xhamatit Ahmedija në Islam. Hazret Molvi Nurudini ra ishte i pari njeri që pat nderin të bënte bejtin në dorën e Imamit të Kohës. Atë ditë diku rreth 40 njerëz bënë bejt në dorën e Mesihut as .
Në vitin 1890 Allahu i Madhëruar ia bëri të ditur Mesihut se Isa biri i Merjemes kishte vdekur sikur të gjithë profetët e tjerë. Mendimi se ai është në qiell është kundër Kuranit të Shenjtë dhe nuk është argumentuar nga hadithet. Po ashtu ai shpalli se Mesihu, ardhjen e të cilit e kishte paralajmëruar edhe Profeti Muhamed s.a.s ishte paraqitur në qenien e tij. Allahu e dërgoi Mesihun e Premtuar për ta reformuar Islamin.
Të shpallurit e tij se ai ishte Mesihu dhe Mehdiu shkaktoi shumë reagime kontradiktore. Disa u gëzuan se tash ata gjetën shpëtimin dhe se mëshira e Allahut zbriti për ta, kurse disa u kthyen kundër tij duke u bërë kështu kundërshtarë të përbetuar të tij. Disa hoxhallarë të asaj kohe e shpallen Gulam Ahmedin (as) të pafe. Edhe të krishterët ishin kundër personalitetit të tij sepse vdekja e Krishtit siç thoshte Gulam Ahmedi (as) e shaktrronte tërë sistemin doktrina e të pavërtetë të krishterizmit mbi të cilin bazohej kjo fe.
Pjesë e biografisë së tij është edhe një shenjë qiellore, që e begaton figurën e Hazret Mesihut dhe Mehdiut të Premtuar. Paraqitja e një njeriu prej Zotit, e madje të një pozite prominente të Mesihut dhe të Mehdiut, ishte pa dyshim një ndodhi e një rëndësie jo të vogël. Një ndodhi kaq e rëndësishme pa dyshim është e shoqëruar nga shenja dhe mrekulli, në mënyrë që bota më me lehtësi të jetë në gjendje ta dallojë atë. Hapeni librin e famshëm të haditheve 'Darul kutni' vëllimi 8 faqe 188 dhe lexoni:
"Për Mehdiun tonë janë dy shenja të cilat kurrë nuk janë dukur që prej krijimit të tokës dhe të qiejve. Njëra është që në muajin e ramazanit hëna do të zihet në natën e parë të eklipseve të saj dhe dielli do të zihet në ditën e mesme të eklipseve të tij; dhe një shenjë e tillë kurrë nuk ka ndodhur që prej krijimit të tokës dhe të qiellit."
Ky hadith ishte i pranuar nga të gjitha sektet myslimane, sa që e gjejmë të plotë edhe në librat shi'ite të haditheve. Në librin 'Ikmalu Diin' faqe 38 lexojmë: "Transmetohet nga Ebu Xhaferi që ndodhia e paraqitjes së Imam Mehdiut do të shoqërohet nga dy shenja të qarta që do të kenë peshën e dhjetë shenjave të mëdha. Këto janë eklipsi i diellit dhe i hënës; dhe një shenjë e ngjashme kurrë nuk ka ndodhur prej kur Ademi erdhi në këtë planet. Të gjitha shënimet astrologjie do të dështojnë të citojnë ndonjë rast të ngjashëm prej fillimit të krijimit deri në ditët tona."
Kjo zënie e dyfishtë e diellit dhe e hënës ndodhi në muajin e Ramazanit të vitit 1311 të hixhrit që korrespondon me vitin 1894 të erës sonë. Në këtë vit hëna u eklipsua në natën e 13 dhe dielli në ditën e 28, saktësisht sipas fjalëve të Profetit të Shenjtë sas . Ishte një eklips aq unik dhe i paprecedent i cili ka mbetur në histori me emrin 'DITA E ERRËT'. Astrologët kot shfletuan çdo fletë të dosjeve të pluhurosura, por nuk mundën të gjenin asnjë rast të ngjashëm të kishte ndodhur në të kaluarën. E vërteta ishte se Mehdiu kishte ardhur në këtë botë dhe ai nuk ishte kush tjetër veçse Mirza Gulam Ahmed Kadijani ass . Për fat të mirë askush tjetër nuk kishte deklaruar se ishte caktuar nga Allahu në këtë detyrë të ndershme, gjë që na e lehtësoi punën e njohjes së tij. Shpirtrat e devotshëm u mblodhën rreth tij dhe Hazret Mirza Gulam Ahmedi me vetëmohim e vuri veten në shërbim të misionit të tij Hyjnor për ripërtëritjen e Islamit.
Më 1896 u mbajt një konferencë mbi fetë e botës duke ju lënë mundësi të gjitha feve që t'i paraqisnin parimet dhe bukurit e besimeve të tyre ashtu që njerëzit të mund të krahasonin mes feve dhe të zgjidhnin më të mirën.
Mesihu (as) prezentoi Islamin. Ai shkroi një ese duke përshkruar epërsitë e Islamit. Mesihu (as) mori lajmin nga Allahu se eseja e tij do të triumfojë mbi të gjitha esetë e tjera. Dhe ashtu ndodhi. Para shumë njerëzve, eseja e tij ‘ FILOZOFIA E MESIMEVE TE ISLAMI ' ishte më superiorja.
Shkrimtari i famshëm i asaj kohe Konit Leo Tolstoi e lexoi përkthimin në anglisht të kësaj dhe tha: “unë e pranoi mënyrën se si t'i largohemi mëkatit dhe si është jeta pas vdekjes. Idetë janë shumë të thella dhe të vërteta.”
Bukura shpirtërore e Gulam Ahmedit i mori zemrën shumë njerëzve të cilët iu bashkuan duke u bërë kështu pjesë e historisë së shenjtë të Islamit të reformuar. Ky njeri i rendomët nga një fshat i largët i Indisë bëri profetësi se mesazhi të tij do të arrijë në skajet e botës. Ky premtim ju bë nga Allahu dhe edhe sot po e shohim përmbushjen e profetësive të tij. Ai shkroi mbi 80 libra e broshura të ndryshme, të cilat vërtet janë thesare shpirtërore për gjithë njerëzimin. Ne ndjekësit e tij duhet ta marrim shembull: mirësinë e tij, butësinë, zemërgjerësinë, guximin, dijen, përulësinë dhe devotshmërinë e tij. Jeta e tij është shembull për të mirë kudo ku jemi.
Padyshim se Islami Insha Allah do ta dominojë botën shpirtërisht me bukuritë e tij, duke plotësuar kështu të gjitha profetësitë e Kuranit dhe të haditheve.
Allahu pastë mëshirë ndaj Gulam Ahmedit (as) Imait të kohës tonë, i cili jetoi një jetë për Islamin, i cili tërë jetën ia dedikoi ngritjes dhe ngritjes së figurës së Muahmedit (sas) dhe e quajti veten shërbëtor të tij (sas). Misioni i tij po vazhdon edhe sot, përmes këtij xhemati që ditë e natë punon për të mirën e Islamit. Ky Xhemat kudo nëpër botë bënë publikim në gjuhë të ndryshme të botën për t'i udhëzuar njerëzit në rrugën e vërtetë.
Ajo që kishte ndodhur me të gjithë profetët dhe me pasuesit e tyre në të kaluarën, ndodhi edhe me të dhe pasuesit e tij. Pas sqarimit të pozitës së tij, pasoi kundërshtimi i egër nga të gjitha anët, por premtimi i Allahut do të plotësohej patjetër. Allahu në Kur'an thotë: 'KatabaLlahu laaghlibana Ana va rasulii. Inna Lllaha Kavijjun e Aziiz', që do të thotë: 'Allahu e ka përcaktuar: Unë dhe të dërguarit e mi patjetër do të ngadhënjejnë. Vërtet Allahu është i Fortë, Ngadhënjyes'.
Profeti i Shenjtë sas në një hadith ka thënë se: 'Ata që vdesin pa e njohur dhe pranuar Imamin e kohës, vdesin me vdekjen e injorancës'.
Në përmbledhjen e haditheve 'Ibne Maxha' gjejmë edhe një hadith tjetër të Resulullahit sas i cili porositë : 'Kur ta gjeni Mehdiun, bëni bejtin në dorën e tij. Shkoni te ai edhe nëse duhet t'i kaloni në gjunjë bjeshkët e mbuluara me borë dhe akull. Ai është Mehdiu dhe Kalifi i Allahut'.
Janë fatlumë ata që e njohën dhe e pranuan njeriun e dërguar prej Allahut, Imamin e kohës. Por, siç u tha edhe më lart, kurdoherë që dikush u dërgua nga Allahu, ai kurrë nuk u prit me buqeta lulesh dhe brohoritje, por me tallje, përbuzje dhe gurë. Ata që e kanë mohuar dhe vazhdojnë ta mohojnë Mesihun e Premtuar dhe Imam Mehdiun, duhet ta dinë se nuk bëjnë tjetër veçse i imitojnë popujt e mëhershëm për të cilët Allahu në Ku'an flet me neveri.