Kalifi i -V- i Xhemtatit

Biografia e Hazret Mirza Masrur Ahmedit

 

Hazret Mirza Masrur Ahmedi u lind më 15 shtator 1950 në Rabwah të Pakistanit (në qendrën e Xhematit Ahmedia). Ai ishte biri i Hazret Sahibzada Mirza Mansur Ahmedit, kurse nëna e tij quhej Sahibzadi Nasira Begum. Ai është stërnipi i themeluesit të xhematit ahmedia, Hazret Mirza Gulam Ahmedit nga Kadiani (Mesiut dhe Mehdiut të Premtuar a.s), dhe nipi i Hazret Mirza Sherif Ahmedit, birit më të vogël të Mesiut të Premtuar. Hazret Mirza Masrur Ahmedi është po ashtu nip i Kalifit të II -të të Mesihut të Premtuar. Ai i kreu studimet ‘bachelor' në kolegjin ‘Talim-ul-islam' në Rabëah.

Më 1976 mori gradën MASTER në shkencat e ekonomisë së Agrikulturës (Bujqësi) në Universitetin e Faisalabadit në Pakistan.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi u martua me 31 janar 1977 me Saida Amtul Sabuh, vajzën e z. Said Daud Muzafar Shahut. Me të ka një vajzë dhe një djalë, që të dy të martuar.

Nga mosha shtatëmbëdhjetë vjeçare Hazret Mirza Hazret Masrur Ahmedi u bë musi që do të thotë se ju bashkua skemës së Vasijatit , që është skemë e filluar nga Mesihu i Premtuar, sipas së cilës nënshkruesi jep prej 1/10 deri 1/3 tën e pasurisë së tij për hir të fesë islame.

Më 1977 ai dedikoi jetën e tij (Vakfi e Zindegi) në shërbim të islamit dhe nën udhëzimet e Kalifit të III-të, të Mesihut shkoi në Gana të Afrikës nën skemën Nasrat Xhahan (me këtë skemë doktorët dhe arsimtarët e dedikojnë jetën dhe punojnë jashtë Pakistanit). Kjo skemë sociale, edukuese dhe ekonomike mbështet një numër të madh të spitaleve dhe shkollave në Afrikë.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi ishte drejtor i parë i Shkollës së Mesme ahmediane Salaga, e cila gjendet në veri të Ganës, ku ai shërbeu për dy vjet. Kjo shkollë ende vazhdon të përparojë shumë mirë edhe sot e kësaj dite. Suksesi i tij në këtë shkollë e bëri atë kandidat të dalluar për postin e drejtorit në Shkollën e Mesme Ahmdiane në Eserkair, ku ai shërbeu për katër vjet.

Më vonë u emërua si drejtor i Fermës Bujqësore [agrikulturë] Ahmediane në Depali, në pjesën veriore të Ganës, për dy vjet. Është i njohur fakti në atë kohë se në Gana nuk kultivohej gruri. Eksperimenti i parë i tij e argumentoi këtë fakt. Por Hazret Mirza Masrur Ahmedi vazhdoi i papërkulur. Një ahmedian tjetër z.Kasim Ahmedi iu bashkua atij në një seri eksperimentesh. Përpjekjet e këtij ekipi bujqësor ahmedian së fundi dhanë rezultate të mira. Eksperimenti i parë i suksesshëm i mbjelljes, rritjes dhe kultivimit të grurit si drithë ekonomik në Gana, u ekspozua në një panair ndërkombëtarë të tregtisë, po ashtu rezultatet e eksperimentit u dorëzuan në Ministrinë e Bujqësisë së Ganës. Me këtë kontribut ai u bë i njohur saqë disa presidentë radhazi kanë çmuar shumë punën e Xhematit Ahmedia, gjë që bëri revolucion në zhvillimin ekonomik të Ganës.

Më 1985 Hazret Mirza Masrur Ahmedi u kthye në Pakistan dhe po në këtë vit u emërua si Vakilul Maal II, (Departamenti për Çështje Financiare).

Në Gusht, më 1988 ai u emërua Sadër (President) ‘Bahishti Makbara'

Më 18 qershor 1994 ai u emërua si Nazir Talim (Drejtor i Edukimit).

Ai shërbeu po ashtu edhe si Nazir Zijafat (Sekretar i Mikpritjes) dhe si Nazir Zirat (Sekretar për Bujqësi).

Më 10 dhjetor 1997, Hazret Mirza Tahir Ahmedi, që në atë kohë ishte Kalifi i IV -të i Mesihut të Premtuar, emëroi atë si Nazir A'la (kryetar) i Sadr Anxhuman Ahmedia në Pakistan dhe Amir i Rabwahs. Në kohë të ndryshme ai ka punuar në punë të shumta dhe të ndryshme në Qendrën e Xhematit në Pakistan. Në postin e Nazir A'las Hazret Masrur Ahmedi ishe derisa u zgjodh Kalif.

Më 22 Prill 2003 në orën 11:40 të mbrëmjes në Londër Hazret Mirza Masrur Ahmedi u zgjodh Kalifi i V- të i Mesihut të Premtuar.

Elhamdulilah ai tani është Kalif- zëvendës i Mesihut të Premtuar a.s., dhe me ndihmën e Zoti ai po e udhëheqë këtë Xhemat.